LAJMI I FUNDIT:

Punësimi si faktor në përzgjedhjen e universitetit – RIT Kosova

Punësimi si faktor në përzgjedhjen e universitetit – RIT Kosova

Në vazhdimësi të artikujve për të plotësuar njohuritë tuaja për faktorët e rëndësishëm në përzgjedhjen e universitetit, kësaj radhe ju sjellim informata për një faktor tjetër shumë të rëndësishëm gjatë përzgjedhjes së universitetit e që ka të bëjë me mundësitë e punësimit gjatë dhe pas diplomimit që ju ofron universiteti që do të zgjedhni.

Studentë dhe të diplomuarit e RIT Kosova punësohen lehtë dhe në vende të mira pune. Kjo ndodh si rezultat i programit akademik me orientim në karrierë qe neve kemi, por edhe i shërbimeve që ju ofrojmë studentëve tanë përmes Zyrës për Punë Praktike dhe Karrierë. Këtu është me rëndësi të ceket se më se 70% e studentëve tanë punësohen gjatë vitit të tretë, pra para se të diplomohen, ndërsa rreth 95% e studentëve tanë punojnë menjëherë pasi të përfundojnë studimet. Pra, shumica dërmuese e të diplomuarve tanë punësohen dhe për këtë sukses janë dy arsyeje kryesore.

Arsyeja e parë është programi ynë akademik dhe kërkesa për punë praktike që kemi për secilin student. Pra, çdo student i yni është i obliguar që gjatë studimeve përveç pjesës akademike/teorike, ti kryej edhe dy punë praktike me gjysmë orari, të cilat duhet rezultuar në së paku 800 orë pune. Në gjetjen e këtyre punëve asiston thuajse gjithnjë zyra jonë për karrierë. Por pse kjo kërkesë? Sepse punët praktike që gjejnë studentët, i mësojnë ata me rregullat e tregut të punës, krijimin e relacioneve me punëdhënësit, informohen për nevojat e tregut, por edhe ju jep atyre përvojën e duhur që ju duhet që pas studimeve të gjejnë punë edhe më të mirë, apo të plasojnë në treg produkte që kërkohen.

Arsyeja e dytë e këtij suksesi janë shërbimet e punësimit që neve ofrojmë përmes zyrës për karrierë. Universiteti ynë ka zyrën për karrierë përmes së cilës neve hulumtojmë tregun e punës, lidhim marrëveshje me kompanitë më të mira për punësimin e studentëve tanë, i këshillojmë studentët me procesin e punësimit, si dhe lehtësojmë komunikimin mes studentëve dhe kompanive gjatë marrëveshjes për punë. Çdo javë në RIT Kosova studentët marrin oferta të shumta pune dhe kjo sepse kompanitë vendore tanimë besojnë në kualitetin e programit tonë dhe thuajse për çdo vend pune preferojnë ti punësojnë studentët tanë.

Një ndër qëllimet kryesore të RIT Kosova është që studentët tanë të jenë më të mirët në ndërlidhjen e njohurive  akademike dhe praktike, që pastaj si të diplomuar të ndërtojnë një karrierë të mirë profesionale e shoqërore dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë në Kosovë dhe më gjerë. Prandaj qasja jonë ka në fokus arsimimin aplikativ. Punojmë drejt asaj që studentët tanë të jenë prijës të shoqërisë duke dhënë kontribut në tregun aktual si profesionist të mirë apo edhe duke sjell gjëra të reja në këtë shoqëri, si ndërmarrës të rinj e kreativ.

RIT Kosova - Bursat Akademike si faktorë në përzgjedhje të universitetit 
Lexo po ashtu RIT Kosova - Bursat Akademike si faktorë në përzgjedhje të universitetit 

Për më shumë informacione rreth Zyrës për Punë Praktike dhe Karrierë, klikoni këtu ose na kontaktoni në zyrën e pranimit nëpërmjet email-it: admissions@auk.org  apo tel.: 038 660 000 ext. 121.

Artikull i sponzorizuar