LAJMI I FUNDIT:

Punësimet pa konkurs në Trainkos

Punësimet pa konkurs në Trainkos

Punësimet pa konkurs të Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare të ndërmarrjes publike “Trainkos” ka gjetur se ndërmarrja kishte angazhuar 15 punonjës për punë dhe detyra specifike dhe përderisa këta punonjës mbulonin pozitat e rregullta të punës, ajo për ta nuk kishte zhvilluar procedura rekrutimi, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Plot shkelje ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për ndërmarrjen publike “Trainkos” për vitin që lamë pas. ZKA-ja ka gjetur shkelje në menaxhim të financave të ndërmarrjes, por edhe shkelje në rekrutim të punëtorëve të rinj.


Sipas ZKA-së, gjatë vitit 2016 ndërmarrja kishte angazhuar 15 punonjës për punë dhe detyra specifike, mirëpo këta punonjës mbulonin pozitat e rregullta të punës dhe për të cilët nuk kishte zhvilluar procedura të rekrutimit.

Trajtim jo i barabartë i aplikantëve gjatë procesit të rekrutimit, shkruan “Zëri”.

Sipas Ligjit të Punës (Neni 5), diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe në profesion lidhur me rekrutimin në punësim.

“Gjatë procesit të rekrutimit për pozitën: Agjent i Marketingut, kandidatët të cilët i janë nënshtruar intervistës nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë. Kjo për shkak se pyetjet e intervistës nuk ishin të aprovuara paraprakisht dhe të unifikuara për të gjithë kandidatët, mirëpo komisioni kishte aplikuar pyetje krejtësisht të ndryshme për secilin kandidat. Sipas Udhëzimit për Marrëdhënien e Punës (Neni 5), kandidatët e përzgjedhur duhet të ftohen me shkrim së paku 48 orë para testimit. Në tri procese të rekrutimit aplikantët nuk ishin ftuar me shkrim për t’iu nënshtruar testit, me ç‘rast disa nga aplikantët pavarësisht faktit që kanë plotësuar të gjitha kriteret për të marrë pjesë në test, nuk kishin qenë pjesëmarrës në test. Sipas zyrtarit të Burimeve Njerëzore, të gjithë aplikantët ishin ftuar përmes telefonit”, thuhet në raportin e ZKA-së për ndërmarrjen publike “Trainkos”../Telegrafi/