Prirje karakteri, cilësi dhe defekte që duken te yjet, mund të ndihmojnë në kërkim të punës së përkryer, nëse do ta besoje.
Të gjesh punë, sidomos në këto kohë, nuk është e lehtë. Shpesh, ndodh që fati ka më shumë peshë sesa kurrikulumi. Dhe në fakt, disa karakteristika të horoskopit përcaktojnë prirjen natyrale drejt një angazhimi të caktuar.
Ja pra, shenjë për shenjë, cilat do ishin punët më të mira sipas horoskopit për të gjithë ju që e besoni.
Dashi
Personat e kësaj shenje janë entuziastë, të kujdesshëm, pa teka, ambiciozë dhe kreativë. Një karrierë në televizion ose radio, por edhe në fushën e promocionit dhe arkitekturë do ishte ideale për natyrën ambicioze dhe kreative të shenjës së parë të zodiakut.
Demi
Demi është një shenjë praktike, metodike, e vendosur, e duruar, e ndershme, e besueshme dhe një lojtar i mirë skuadre. Për këto cilësi që kanë, janë ideale punët në bankë, në fushën e kontabilitetit ose të kërkimit shkencor.
Binjakët
Personat Binjakë janë optimistë, kureshtarë, inteligjentë dhe plot energji. Ky person ka nevojë për një punë që ia mban gjallë kuriozitetin dhe i ngjall interes. Ideale do ishte të punonte si agjenci turistësh, ose agjent shitjeje nëpër botë.
Gaforrja
Gaforret janë me fantazi, me një instinkt të fortë mbrojtjeje, një predispozitë natyrale për të kapur aspektin filozofik të jetës dhe për t’u kujdesur për atë që kanë afër. Prej këtyre, për ta janë ideale profesione si infermierë, mësues ose një punë në një mjedis social.
Luani
Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë spontanë, të pavarur, lider të lindur me një aureolë të vërtetë pushteti. Këto cilësi i bëjnë Luanët menaxherë shumë të mirë, administratorë, politikanë dhe drejtues skuadre.
Virgjëresha
Virgjëresha është një person i saktë, me humor, i gëzuar, perfeksionist, i kujdesshëm ndaj detajeve, shumë punëtor dhe i rregullt me një prirje të theksuar për gjuhët. Për këto cilësi, mund të jenë teknikë shumë të mirë, kërkues mjekësor, investigatorë privatë ose përkthyes.
Peshorja
Peshorja është shumë diplomate, magjepsëse, e shoqërueshme dhe bashkëpunuese. Ndjenja e natyrshme për bashkëpunim dhe aftësia për të rënë në kompromis, të bëjnë të mendosh për ta, një të ardhme në fushën e diplomacisë si negociatorë ose avokatë.
Akrepi
Depërtues dhe intuitiv, Akrepi është dhe inteligjent, analitik, punëtor i zoti, i motivuar dhe plot resurse. Duke parë pasionin e tij për zgjidhjen e mistereve dhe problemeve, do ishte ideale të hynte në polici ose të punonte në fushën e kërkimeve ose të shkrimeve.
Shigjetari
Kanë një sjellje pozitive, energji të pafundme, dashurojnë udhëtimet dhe një anë të fortë shpirtërore. Pozicionet si shitës ose në kontakt me publikun do ishin ideale për ta.
Bricjapi
Bricjapi është një person solid, i besueshëm, i përgjegjshëm, shumë i organizuar, i orientuar nga qëllimet, logjik dhe inteligjent. Ideale do ishte të kishte një pozicion me pushtet ose në marrëdhënie me paratë dhe matematikën. Mirë janë edhe punët në fushën e informatikës, por edhe të mjekut, tregtarit ose avokatit.
Ujori
Inteligjent, origjinal, progresist, shumë human dhe vizionar: janë të gjitha cilësi që përshkruajnë personat Ujor. Për të gjitha këto, aktivitetet e përkryera do ishin dizajner, muzikant, por edhe pilot.
Peshqit
Peshqit janë bujarë, të ndjeshëm, shumë pop me një sens të spikatur artistik. Çdo lloj arti për ta shkon shumë: nga piktura te aktrimi, nga muzika te skulptura. Duke parë, ama, humanizmin e tyre të madh, u shkojnë edhe aktivitetet e bamirësisë si asistent social. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE