LAJMI I FUNDIT:

Puna e “ngadalshme” e Gjykatës Speciale

Puna e “ngadalshme” e Gjykatës Speciale

Dhomat e Specializuara po vlerësohet se po bëjnë punë të ngadalshme. Sipas disa prej njohësve të drejtësisë, ish-Tribunali i Hagës përkundër vështirësive, kishte bërë punë më të mirë. Të akuzuarve, sipas tyre duhet t’u mundësohet një gjykim në kohë të arsyeshme.

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk janë rasti i parë kur gjykimet për luftën në Kosovë, janë zhvilluar mbi dy mijë kilometra larg territorit.

Gjykime të ngjashme janë zhvilluar edhe në Hagë, ku ishte themeluar një Tribunal i cili trajtoi krimet që u bënë në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë.

Mes tyre, edhe për krimet që u kryen në Kosovë.

E ky tribunal, sipas Medina Kadriut nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka qenë më efikas se Dhomat e Specializuara.

Medina Kadriu – Instituti i Kosovës për Drejtës

“Pavarësisht vështirësive që i ka pasur tribunali i Hagës ka qenë më efikas, sesa vet Gjykata Speciale… Duhet ta theksojmë se ish-tribunali i Hagës e ka pasur shumë më të vështirë ndërmarrjen e veprimeve për arsye se shtetet të cilat i ka pasur në kompetencë territoriale nuk e kanë pasur obligim që t’u përgjigjen kërkesave të tyre dhe të bashkëpunojnë me ta. Në anën tjetër e kemi Gjykatën Speciale të cilën e ka themeluar dhe miratuar vet Kuvendi ku me legjislacion ia ka dedikuar kompetencat për ndjekjen penale dhe gjykimin e këtyre rasteve”, ka thënë Kadriu, për RTV Dukagjini.

Dorëzohet aktakuzë e re për Thaçin dhe të tjerët
Lexo po ashtu Dorëzohet aktakuzë e re për Thaçin dhe të tjerët

Mirëpo, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare tregon se edhe në ish-Tribunalin e Hagës gjykimet zgjasnin me vite.

“Edhe para tribunalit të Hagës gjykimet kanë zgjatur shumë. Tribunali i Hagës ka qenë i kritikuar, sidomos për stërzgjatjen e procesit gjyqësor ndaj Millosheviqit.

Bekim Blakaj – Fondi për të Drejtën Humanitare

Aktakuza ndaj Millosheviqit është ngritur në maj të vitit 1999, kurse procesi gjyqësor ka filluar tek në vitin 2002”, ka thënë Blakaj.

Dhomat e Specializuara, Blakaj thotë se duhet të përkujdesen që gjykimet të përfundojnë në kohë të arsyeshme.

“Edhe Dhomat e Specializuara do të duhej të kishin parasysh që mos të stërzgjaten proceset gjyqësore, sepse në rend të parë të akuzuarit kanë të drejtë në një gjykim të shpejtë, pra që të kryhet në një kohë të arsyeshme dhe jo të stërzgjatet gjykimi”, shtoi Bekim Blakaj.

Dhomat e Specializuara, javë më parë zgjeruan aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Kjo vlerësohet se do ta zgjasë edhe më shumë kohën e nisjes së gjykimit për ta. /Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori