LAJMI I FUNDIT:

Pulmologia Rukie Mehmeti jep një mesazh për duhanpirësit

Pulmologia Rukie Mehmeti jep një mesazh për duhanpirësit
Rukije Mehmeti, Pulmologe

Derisa shumë njerëz po vuajnë nga probleme shëndetësore që lidhen me mushkëritë si pasojë e prekjes nga COVID-19, nga mantelbardhët vjen një mesazh edhe për duhanpirësit.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Rukije Mehmeti në emisionin Radar në RTV Dukagjini ka dhënë një mesazh për duhanpirësit.

“Në pako të cigareve shkruan se duhani dëmton shëndetin, por unë mund t’iu them se ndryshimet që bëhen në mushkëri si pasojë e duhanpirjes janë të mëdha. Mushkëritë bëhen si djathi i Zvicrës”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Mehmeti thotë se pjesët e humbura nga duhanpirja nuk do të kthehen kurrë në mushkëri.

“Mushkëritë kanë një sipërfaqe prej 80 metra katrorë. Pra është një sipërfaqe shumë e madhe pasi aty kalon gjaku”.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë thotë se pirja e duhanit dëmton çdo qelizë që ushqen trupin përmes enëve të gjakut.

“Gjaku ushqen qelizën dhe duhanpirësit po ushqejnë trupin me monoksid të karbonit e jo me acide të nevojshme”.

Ajo thotë se duhan pirja është shkaktare e shumë kacereve që po u ndodhin njerëzve./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori