Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot ka emetuar pullën e personalizuar për shënimin e manifestimit “Pranvera shqiptare ‘81”, për nder të 40-vjetorit të organizimit të Demonstratave të studentëve shqiptarë të Kosovës.
“Promovimi i kësaj pulle postare u bë sot përgjatë aktivitetit të organizuar nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës që shënuan 40-vjetorin e kësaj ngjarje historike, në amfiteatrin e kino ABC-së në Prishtinë, para ish të burgosurve politikë që ishin protagonistët e demonstratave të ’81-shës dhe pjesëmarrësve të tjerë”, thuhet në njoftimin për media.
Në fjalimin e tij, Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi ndër të tjera tha: “ Ndjehem i privilegjuar por edhe i emocionuar të flasë para shumë heronjve të gjallë, protagonistë të Pranverës Shqiptare, që sot janë këtu me ne. Me pullën Postare që simbolizon sakrificën tuaj jetësore, mburremi të gjithë në Postën e Kosovës. Jehona e Pranverës 1981 është e gjallë, ajo është kudo ku ka shqiptarë!”
Përmes kësaj pulle postare, Posta e Kosovës nderon historinë moderne të Republikës së Kosovës, ngjarjen kulmore pas Luftës së Dytë Botërore, e cila ngriti studentët dhe popullin në demonstrata të përgjithshme, si përgjigje ndaj pushtetit komunist e shtypës të ish Jugosllavisë.
Demonstratat e studentëve, shpërthyen në mensën e ushqimit në Prishtinë, më 11 marsi 1981, të cilat morën karakter gjithë popullor në tërë Kosovën, ndërsa ato u shtypën brutalisht nga regjimi kriminel ish jugosllav dhe pasuan me burgosjen e studentëve organizatorë, disa profesorë e mijëra qytetarë të tjerë.
Populli i Kosovës do t’u mbetet përjetësisht mirënjohës plejadës së ish të burgosurve politik, të cilët me sakrificën e tyre, mbollën atdhedashurinë tek masat e gjera popullore liridashëse për të lindur më vonë në vitet e 90-ta, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari.
Në këtë ceremoni, Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi falënderoi organizatorët nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës dhe në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre, disa figurave eminente të Pranverës Shqiptare ’81, iu dhuroi pullën postare të punuar në bronz me imazhin dedikuar kësaj ngjarje historike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3