LAJMI I FUNDIT:

Pullat postare “Nga zejtaria”

Pullat postare “Nga zejtaria”

Filatelia e Postës së Kosovës nga sot lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare “Nga zejtaria”, me pamjet e të cilave prezantohet artizanati ynë popullor i krijuar në kohërat e vjetra në fushën e zejtarisë në vendin tonë.

Në njoftim thuhet se veprimtaria e zejeve në Kosovë zhvillohej e ndarë sipas regjioneve, sipas përkatësive kombëtare dhe fetare, ndërsa në qytete si Vushtrri, Prizren, Prishtinë, Gjakovë e Pejë, etj., ndarja bëhej sipas llojit të zanatit në rrugë të caktuara apo pjesë të qytetit.


Në qytetet e Kosovës janë zhvilluar zejet për përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia (leshi, lëkura, mëndafshi, pambuku), pylltaria (druri), xehetaria (përpunimi i metaleve dhe jometaleve), etj.

Nga zejet e vjetra dallojmë; terzitë, saraçët, zhgun punuesit, qeleshepunuesit, punuesit e mëndafshit, qilimave, zdrukthëtarët, samarpunuesit, bukëpjekësit, ëmbëltorët, farkëtarët, mbathtarët, qerrepunuesit, kazanpunuesit, stufë punuesit, kallaj punuesit, armëpunuesit, berberët, etj.

Përveç tjerash, në tregjet e Ballkanit dhe të Evropës shqiptarët njiheshin për prodhimin e qilimave dhe zbukurimin e armëve.

Posta e Kosovës, do të kujdeset në vazhdimësi që përmes imazheve të pullave postare të promovojë shtetin e Kosovës në mbarë botën, si dhe të afirmojë vlerat artistike të popullit tonë që i ka krijuar me mundin dhe sakrificën e tij ndër shekuj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Kalo në kategori