Puel: Maguire do të shkoj te Unitedi, por vetëm për dy orë

302:"LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 23: Harry Maguire of Leicester City smiles with Claude Puel, Manager of Leicester City after the Premier League match between Leicester City and Manchester United at The King Power Stadium on December 23, 2017 in Leicester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images) 12:"Getty Images
Trajneri i Leicester Cityt, Claude Puel ka folur rreth mbrojtësit të tij, Harry Maguire, i cili sipas tij do të kalojë te Manchester Unitedi, por vetëm për dy orë.
Puel ka ironizuar rreth transferimit të mbrojtësit anglez, Maguire te United.
Sipas tij një gjë e tillë do të ndodh vetëm për dy orë, kur të jenë kundërshtar.
"Mund të konfirmoj se ai do të shkoj në Mançester", ka thënë fillimisht Puel.

"Por, vetëm për dy orë kur ne do të luajmë ndaj tyre të premten".
"Jam i lumtur që i kemi mbajtur lojtarët tanë më të mirë", përfundoi trajneri francez.
Ndryshe, Leicesteri gjatë ditës arriti marrëveshje me kroatin, Felip Benkovic. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































