LAJMI I FUNDIT:

Puçi në Turqi: Greqia refuzon kërkesën për azil të ushtarëve turq

Puçi në Turqi: Greqia refuzon kërkesën për azil të ushtarëve turq

Greqia ka refuzuar kërkesat për azil për 3 nga 8 ushtarakët turq që u larguan nga Turqia drejt Aleksandrupolit me helikopter pas përpjekjes së dështuar për grusht shtet, në korrikun e kaluar.

Megjithatë, burime të Shërbimit për Azil deklarojnë se ky zhvillim nuk i hap rrugë domosdoshmërisht deportimit të tyre në Turqi.


Dy nga tre ushtarakët nuk kanë marrë ende përgjigjen e dokumentit përkatës dhe çështja shkon në arkivë dhe sipas ligjit kanë të drejtë të kërkojnë të hapet dosja e tyre pas 9 muajsh.

Ushtaraku i tretë ka marrë përgjigjen negative, por rasti i tij veçohet dhe ka të drejtë të ribëjë kërkesë për azil për 15 ditë.

“Ne kemi përshtypjen se vendimi ka qenë i paracaktuar dhe se intervista u realizua vetëm si një formalitet”, ka deklaruar Stavroula Tomara, avokate e tre ushtarakëve.

Ndërsa nuk ka ende një vendim për 5 ushtarakët e tjerë, sipas burimeve nga gjykata, atyre që iu refuzua azili nuk mund të hedhin poshtë provat e paraqitura nga autoritetet turke për pjesëmarrjen e tyre në ngjarjet e 15 korrikut.

“Unë kam vënë re shumë paligjshmëri, parregullsi dhe mungesa të zbatimit të rregullave të kodit ligjor”, ka thënë avokatja Tomara.

Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tyre dhe më datë 18 gusht dorëzoi kërkesën në Ministrinë e Jashtme greke për deportimin e tyre dhe dërgimin para gjykatës ushtarake, duke i quajtur tradhtarë dhe elementë terroristë.

Më pas Gjykata e Aleksandrupolit i dënoi ata me 2 muaj burg me kusht, me akuzën e hyrjes së paligjshme në Greqi dhe për tentativën e kryerjes së veprimit të fluturimit të paligjshëm, duke iu njohur faktin e kryerjes së këtyre veprimeve nën kërcënimin e jetës.

Tetë ushtarakët turq këmbëngulin se jetët e tyre do të ishin në rrezik nëse do të kthehen me forcë në Turqi, duke mohuar përfshirjen në grusht shteti dhe duke pohuar se transportonin të plagosur kur helikopteri i tyre është qëlluar, ndaj u ulën në aeroportin e qytetit veri-lindor, shkruan Top-Channel.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori