LAJMI I FUNDIT:

Publikon fotografitë e “rojtarit” dhe “korbit”, “po prisnin të marrin babanë e saj”, pak orë para se të vdiste (Foto)

Publikon fotografitë e “rojtarit” dhe “korbit”, “po prisnin të marrin babanë e saj”, pak orë para se të vdiste (Foto)

Një mama ka ndarë fotografitë e një “rojtari” dhe një “korbi” i cili po priste që të merrte babanë e saj në jetën e përtejme vetëm disa orë para se të vdiste.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Sharron Coll e cila ka publikuar fotografitë derisa ishte duke u kujdesur për babanë e saj Roy Crank në shtratin e tij të vdekjes, në një bujtinë pranë Doncaster.


Imazhet e pabesueshme, të marra vetëm disa orë përpara se Roy të vdiste, thuhet se tregojnë një ‘figurë të errët që mbështetet mbi diçka me atë që duket të jetë një korb’ në një korridor.

Roy humbi betejën e tij ndaj kancerit të zorrëve në vitin 2013, 67 vjeç dhe Sharron po i ndante ato tani me shpresën për të ofruar ngushëllim për të tjerët që kanë humbur të dashurit e tyre.

Dhe mamaja e gjashtë fëmijëve, Sharron ishte frikësuar fillimisht sepse vëllai i saj tha se figura dukej si ‘diçka e zymtë’. /Telegrafi/