LAJMI I FUNDIT:

Publikoi fotografinë e martesës me partneren e saj, mësuesja e shkollës katolike pushohet nga puna (Foto/Video)

Publikoi fotografinë e martesës me partneren e saj, mësuesja e shkollës katolike pushohet nga puna (Foto/Video)

Mësuesja Jocelyn Morrffi nga Miami i SHBA-ve, është pushuar nga puna në shkollën katolike “Saints Peter and Paul” pasi publikoi në internet fotografinë e martesës së saj.

Ajo është martuar me partneren e saj Natasha Has me të cilën është në lidhje për më shumë se dy vite, por ky veprim nervozoi tej mase menaxhmentin e shkollës ku ajo jepte mësim, transmeton Telegrafi.


Martesa e saj është bërë publike gjatë javës së parë të muajit shkurt, kurse të premten e kaluar është pushuar nga puna.

Të dëshpëruar me vendimin e menaxhmentit të shkollës, prindërit e nxënësve që ajo i edukon e arsimon kanë organizuar protestë duke kërkuar sqarim se pse është pushuar nga puna mësuesja, por ata nuk kanë marrë kurrfarë shpjegimi nga menxhamenti i shkollës.

Zëdhënësja e shkollës në Miami, Mary Ross Agosta, ka konfirmuar lajmin se Morrffi është pushuar, duke mos pranuar t’i jep shpjegimet që kanë quar deri te ky vendim.

Që nga viti 2015 në Florida lejohet martesa me gjininë e njëjtë. /Telegrafi/