eksperti-banner

Një grua ruse që filmoi urën e Krimesë nga një jaht ndërsa ishte me pushime u dha zyrtarëve ushtarakë ukrainas informacionin që u nevojitej për të nisur një sulm, thanë ukrainasit.

Ura strategjike e Krimesë, e cila lidh gadishullin me Rusinë, është goditur të paktën dy herë gjatë luftës, një herë në tetor të vitit të kaluar - kur ura u shemb pjesërisht - dhe së fundmi në muajin korrik.


Vasyl Maliuk, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), tha të premten se sulmi në urën e Krimesë në korrik kishte anuluar operacionet detare ruse. Ai gjithashtu vuri në dukje se sulmi e detyroi Moskën të përdorte tragetet për të lëvizur armë dhe furnizime të tjera ushtarake, raporton newsweek.

"Ne kemi shkatërruar mitin e pathyeshmërisë ruse. Ura është e dëmtuar. Do të ketë shumë befasi para nesh, jo vetëm ura e Krimesë", tha Maliuk në një seri dokumentarësh televizivë të titulluar "SBU, Operacione Speciale për Fitoren".

Moska, e cila tha se dy persona u vranë në sulme, fajësoi Kievin për sulmet. Një oficer i kundërzbulimit ukrainas konfirmoi për Ukrainska Pravda se shërbimet e sigurisë së vendit përdorën pamjet e gjetura në rrjetet sociale për të përgatitur sulmin në urën e Krimesë.

Ndryshe, dokumentarët përfshinin pamjet e sulmit ukrainas në urë, e cila kontrollohej nga distanca prej teknikëve në një dhomë kontrolli në Kiev. /Telegrafi/