LAJMI I FUNDIT:

Publikohet projekti për restaurimin e Kalasë së Shkodrës

Publikohet projekti për restaurimin e Kalasë së Shkodrës

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin: “Ndërhyrje restauruese në Kalanë e Shkodrës”. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në muret e kalasë.

Kalaja e Rozafës në Shkodër është vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, e që mahnit gjithnjë e më shumë turistët e huaj dhe ata vendas.


Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti më antik në Shqipëri.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. /ATA/