LAJMI I FUNDIT:

Publikohet për herë të parë letërkëmbimi i rrallë i Skënderbeut me Papën

Publikohet për herë të parë letërkëmbimi i rrallë i Skënderbeut me Papën

Në ambientet e Dhomës së Senatit Italian në Romë, Ambasada shqiptare në Vatikan ka publikuar për herë të parë lëtërkëmbimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbe me Papa Callisto i III.

Ky letërkëmbim i përbërë nga gjashtë letra është marrë nga arkivat e Selisë së Shenjtë në Vatikan dhe u prezantua për të promovuar Vitin Kombëtar të Gjergj Kastriotit në konferencën shkencore “Rrënjët europiane të Shqipërisë së Gjergj Kastriota Skëndërbe”.


Gjatë jetës së tij, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu vendosi marrëdhënie me tre Papa; Papa Nicola i V, Papa Callisto i III e Papa Pio i II.

Mjaft intensiv qe ky raport me Papa Callisto i III, i cili dhe pse me një papat të shkurtër vetëm 3 vjeçar për shkak të moshës së tij të thyer, organizoi një kryqëzatë kundër turqve që më 1453 kishin pushtuar Konstadinopojën.

Në gjashtë letrat e shkëmbyera mes Skëndërbeut e Papa Callisto i III, evidentohet roli i rëndësishëm e përpjekjet e heroit tonë kombëtar për të ndaluar avancimin e ushtrisë turke në Europë.

Për këtë qëllim Papa Callisto i III e vlerësoi Gjergj Kastriotin Skëndërbe me titullin “Atleti i Krishtit”.

Kreu i misionit diplomatik shqiptar në Vatikna, Majlinda Dodaj informoj se shumë shpejt ky letërkëmbim i rrallë do të shfaqet për publikun në një ekspozitë të veçantë që do të hapet në Romë.

Në konferencën shkencore të organizuar në Senatin italian morën pjesë Kardinali shqiptar Ernest Troshani, Peshkopi i kishës arbëreshe Imzot Donato Oliverio, i dërguari i Ministrit të Jashtëm të Vatikanit Pietro Karolin, pasardhësi i familjes së Kastriotëve në Itali. gazetari Loris Kastriota Skëndëbe. studiues shqiptarë e italianë si dhe përfaqësues nga 30 trupa diplomatike të akredituar pranë Selisë së Shenjtë. /Telegrafi/