LAJMI I FUNDIT:

Publikohet paga mesatare neto për muajin janar në Maqedoni

Publikohet paga mesatare neto për muajin janar në Maqedoni

Enti Shtetëror për Statistika ka publikuar të dhëna në lidhje me pagën bruto dhe neto, të paguar në muajin janar të vitit 2021.

Siç thonë nga ESHS, indeksi i pagës mesatare neto për muajin janar është rritur në 102.7, kurse rroga mesatare neto ka qenë 28.272 denarë.


Sipas të dhënave të ESHS-së, paga mesatare bruto për muajin janar 2021, ka qenë 42.204 denarë.

“Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Shëndetësia dhe kujdesi shoqëror (12.4%), Artet, argëtimi dhe rekreacioni (8.4%) dhe Informacioni dhe komunikimet (8.3%)”, thonë nga ESHS./Telegrafi/