Publikohet klipi i këngës “Dukat” nga Capital T

“Dukat” titullohet kënga më e re e Capital T, e cila është publikuar me videoklip.
Projekti është prodhim nga Panda Music, ndërsa për ‘beat-in’ janë kujdesur DJR Beatz, Bannzz dhe Tonic.
Miksimin e kanë bërë Avaxus dhe Tonic, derisa për masterizimin është angazhuar vetëm Avaxus.
Xhirimi e videoklipit e ka bërë produksioni Gargia Global nën regji të Andi Deçanit.
“‘Dukat’ doli tani… tregoni pak dashuri këtij djalit”, ka shkruar Trim Ademi në njoftimin e tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/06/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































