LAJMI I FUNDIT:

Publikohet episodi i tretë i mini-serialit “Beni”: Pagjumësia e Benit krijon situata histerike

Publikohet episodi i tretë i mini-serialit “Beni”: Pagjumësia e Benit krijon situata histerike

Prodhimi më i ri i GjirafaStudios, mini-seriali “Beni”, me aktorin e dashur Ernest Malazogu në rolin kryesor, atë të Benit, sonte ka shfaqur episodin e tretë, në të cilin ironia dhe fati i keq e përcjellin Benin në çdo hap.

Çdo të hënë nga ora 20:00, në faqen e GjirafaVideo, ju mund ta shikoni mini-serialin “Beni”, prodhimin e GjirafaStudios, i cili, i frymëzuar nga Mr.Bean, tregon ngjarje ironike rreth personazhit kryesor Benit, një mashkull i pafat, pak i humbur, por shumë i dashur dhe pozitiv.


Beni, si gjithmonë, futet në situata të cilat ia komplikojnë jetën, e si del ai nga këto situata është sa ironike, aq edhe e dhimbshme. Në episodin e tretë të titulluar “Gjumi”, Beni ka telashe me shtratin e me zhurmat që i shkakton komshiu, dhe kështu nuk arrin të bëjë gjumin si duhet.

Atij dita i fillon pa gjumë, ku fillon të gabojë edhe në gjërat më të thjeshta, si veshja e rrobave.

Ai niset në rrugë pa destinacion, por fati e sjellë në një vend, i cili ofron mundësi të mira që Beni të rehatohet e të bëjë gjumin shumë të kërkuar. Edhe kjo krijon situata të komplikuara.
Se çfarë zgjidhje bën Beni dhe si del nga kjo situatë, ndiqni episodin e tretë, “Gjumi”, në faqen e GjirafaVideo.

“Beni” është prodhim i ri, i cili u prit mjaft mirë nga publiku, për shkak të mënyrës së veçantë të realizimit e aktrimit të shkëlqyeshëm nga aktori Ernest Malazogu.

Mini-serialin “Beni” mund ta shikoni çdo të hënë, nga ora 20:00.

Episodin e ri mund t’a shikoni edhe në hapësirën më poshtë.

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori