LAJMI I FUNDIT:

Publikohet dokumenti prej 1.078 faqeve, presidenti brazilian fajësohet për vdekjen e mbi 600.000 qytetarëve nga COVID-19

Publikohet dokumenti prej 1.078 faqeve, presidenti brazilian fajësohet për vdekjen e mbi 600.000 qytetarëve nga COVID-19

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, do të mund të ballafaqohej me akuza për vrasje për shkak të rolit të tij në pandeminë e coronavirusit në këtë vend, shkruan The Guardian.

Kështu të paktën thuhet në raportin e hetimit dërguar Senatit. Dokumenti prej 1.078 faqeve është publikuar nga mediat braziliane, kurse komisioni do të mund të votonte për vendimin e marrë gjatë javës së ardhshme, transmeton Telegrafi.


Në dokument thuhet se ka pasur paaftësi dhe mohim të fakteve shkencore që Bolsonaro i kishte anashkaluar, ku në këtë vend për shkak të keqmenaxhimit dhe mohimit të vazhdueshëm të presidentit për efektet e vaksinave anti-COVID, kanë humbur jetën 600.000 qytetarë si pasojë e infektimit me coronavirus.

“Vendimi i qëllimshëm dhe me vetëdije të plotë” që të shtyjë apo anulojë blerjen e vaksinave kundër COVID-19, i ka kushtuar me jetë mijëra qytetarëve, thuhet ndër tjera në raport – ku theksohet se “matematika e situatës ishte e qartë – sa më shumë infeksione – aq më shumë vdekje”.

E së fundmi në një intervistë dhënë për një radio lokale, ishte prerë kur deklaroi se nuk e sheh të arsyeshme marrjen e vaksinës kundër COVID-19, duke vazhduar të këmbëngul se ka mjaftueshëm anti-trupa që e mbrojnë shëndetin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori