Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri.
"Albania" është kënga zyrtare e Kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro2024.
Ky projekt është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Tonic dhe Denk.

Për 'beat'-in u përkujdes Dorantbeats, Bannzz me producim nga Panda Music.
Miksimi dhe masterizimi në ndërkohë u bë nga Avaxus nën drejtimin e Genc Osmanit.

Trim Ademi (emri i vërtetë) ka bërë një interpretim të shkëlqyer e me klip të veçantë, duke përfshirë pak nga të gjitha karakteristikat e gjërat e bukura të Shqipërisë.
Kjo këngë do t'i shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionatin Evropian 'Gjermani 2024'. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/05/2024
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































