LAJMI I FUNDIT:

Publikohen rezultatet preliminare të granteve bujqësore

Publikohen rezultatet preliminare të granteve bujqësore

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka përfunduar sot vlerësimin preliminar për një pjesë të projekteve që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për vitin 2018.

Rezultatet preliminare janë publikuar për këto masa: Masa 101-Investimet në Asetet Fizike në Ekonominë Bujqësore, Masa 302 – Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimi i Bizneseve, si dhe Masa për Ujitjen e Tokave Bujqësore.


Po ashtu, në ditët në vazhdim do të publikohen rezultatet preliminare edhe për sektorë të tjerë, gjë që varet kryesisht nga periudha vlerësuese e projekteve.

Listat preliminare janë të qasshme për publikun nga sot në faqen e AZHB-së dhe MBPZHR, ndërkaq në ditët në vazhdim do të publikohen edhe rezultatet preliminare për projektet tjera.

“Në funksion të rritjes se transparencës me fermerët dhe efikasitetit në zbatimin e programit, fermerët aplikues po informohen përmes SMS-ve për publikimin e rezultateve të vlerësimeve preliminare dhe po ashtu, ata janë njoftuar edhe me e-mail për aplikacionin e tyre. Në e-mail atyre iu është dërguar vendimi për aplikacionin e tyre e po ashtu edhe poentimi që ata kanë arritur. Kjo gjë e përshpejton procesin e implementimit të programit po ashtu, por më me rendësi e rritë transparencën me fermerët dhe qytetarin. Ndryshe, aplikuesit kanë afat ankese në një periudhë prej 15 dite, që nga dita kur shpallen rezultatet preliminare”, thuhet në njoftimin e MBPZHR-së, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, për sqarim duhet theksuar se lista e publikuar është preliminare dhe nuk është finale. Lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në teren. /Telegrafi/