Gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, është publikuar një klip që tregonte momente të vështira të banores Linda Rei, transgjinorja që vuan nga diabeti.

Video e shfaqte Lindën të shqetësuar dhe të çoroditur në dhomën e rrëfimeve, teksa i kërkohej nga produksioni të përdorte aparaturën për matjen e insulinës, e cila nuk lejohet të mbahet brenda shtëpisë.


Ky moment ka shqetësuar fansat e programit, pasi Linda shihej e stresuar, duke u lëkundur dhe duke kërkuar me ngulm nga produksioni insulinën e nevojshme për shëndetin e saj.

Ky episod riktheu në qendër të vëmendjes debatet mbi kujdesin për shëndetin e banorëve brenda shtëpisë dhe rregullat e sanksionimit të aparaturave personale mjekësore. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be