LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet, shikoni si u përplas aeroplani rus me 92 pasagjerë në Detin e Zi (Video)

Publikohen pamjet, shikoni si u përplas aeroplani rus me 92 pasagjerë në Detin e Zi (Video)

Pamje tragjike janë publikuar pas rrëzimit të aeroplanit rus me 92 persona në bord në Detin e Zi. Mediat ruse kanë publikuar disa pamje ku shihet një dritë e fortë në qiell gjatë rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus, i cili udhëtonte nga Soçi për në Siri.

Një operacion i madh kërkimi është duke vazhduar “gjatë gjithë kohës” në Rusi.  3,500 njerëz në anije, aeroplanë, helikopterë dhe nëndetëse janë përfshirë në këtë operacion masiv pranë Soçi.


Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se sot do të mbahet një ditë zie kombëtare në homazh të viktimave.

“Nesër do të shpallet ditë zie kombëtare”, deklaroi shefi rus i shtetit në televizionin publik.

Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka asnjë shenjë të mbijetuarish nga rrëzimi i avionit, transmeton syri.

Askush nuk i mbijetoi rrëzimit të avionit që mbante 92 pasagjerë, duke përfshirë një kor të njohur ushtarak, ka deklaruar zyrtarisht Ministria ruse e Mbrojtjes.

https://www.youtube.com/watch?v=k-K52HANHZE