LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet: Momenti kur senatori Romney nuk e dinte se sa shumë iu afrua turmës së dhunshme që sulmoi Kapitolin më 6 janar

Publikohen pamjet: Momenti kur senatori Romney nuk e dinte se sa shumë iu afrua turmës së dhunshme që sulmoi Kapitolin më 6 janar

Senatori Mitt Romney nuk e dinte se sa afër iu afrua turmës së dhunshme që sulmoi Kapitolin e SHBA-së, më 6 janar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e sigurisë që nuk janë parë kurrë më parë tregojnë Romney të shmangte protestuesit, vetëm pasi oficeri i policisë së Kapitolit, Eugene Goodman i tha atij që të largohej prej tyre.


“Unë isha me të vërtetë me fat që oficeri Goodman ishte atje për të më çuar në drejtimin e duhur,” u tha Romney gazetarëve pasi shikoi videon.

Demokratët paraqesin pamjet dramatike, “të papara deri më tani” - si prova në gjyqin ndaj ish-presidentit Trump
Lexo po ashtu Demokratët paraqesin pamjet dramatike, “të papara deri më tani” - si prova në gjyqin ndaj ish-presidentit Trump

Ndryshe, pamjet e publikuara së fundmi në korridorin e Capitol është pjesë e provave të ekipit të fajësimit në çështjen kundër ish-presidentit Donald Trump.

Pamjet e sigurisë, të cilat nuk përfshijnë audio, tregojnë Goodman duke ikur nga turma e dhunshme menjëherë pasi ata sulmuan anën e Senatit të Kapitolit.

Romney shihet rastësisht duke ecur në drejtim të dhomës së Senatit, kur Goodman e takon dhe e “bind” atë për t’u kthyer.

Romney më pas shihet duke vrapuar përsëri drejt zyrës së tij në drejtim të kundërt.

Goodman, një veteran i ushtrisë i cili u bashkua me forcën e policisë së Kapitolit në vitin 2009, është vlerësuar për heroizmin e tij pasi pamjet e tij u shfaqën duke u përballur dhe më pas duke devijuar një turmë në rritje që po i afrohej dhomës së Senatit Amerikan përpara se të gjithë anëtarët dhe zëvendëspresidenti i atëhershëm Mike Pence të mund të evakuohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori