LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet ku shihet senatori haitian duke plagosur dy persona

Publikohen pamjet ku shihet senatori haitian duke plagosur dy persona

Një senator haitian ka hapur zjarr gjatë protestës së djeshme të organizuar para ndërtesës së parlamentit, shkruan Guardian.

Si pasojë e të shtënave ka plagosur dy persona, përfshirë fotografin e Associated Press, transmeton Telegrafi.


Jean Mari Ralf Fetiere kishte filluar të shtie me revole derisa po largohej me veturë nga ndërtesa e parlamentit, më saktësisht pranë portës në Prens.

Aty plagosi në fytyrë fotografin e AP-së, Sheri Dië Nalio, e në këtë incident ka mbetur i plagosur edhe një pjesëtar i sigurimit Leon Leblank.

Por edhe pse kishte veshur jelekun me mbishkrim “Press”, Dië Nalio është plagosur në fytyrë.

Në anën tjetër mediat lokale raportojnë se aktualisht po shërohet në spital, ndërsa nuk dihet asgjë për gjendjen shëndetësore të Leblank. /Telegrafi/