eksperti-banner

Një helikopter rus i cili operonte në Siri, është rrëzuar pasi u qëllua nga rebelët në veri të vendit.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në bordin e mjetit fluturues kanë qenë pesë persona, ku të gjithë kanë mbetur të vrarë.


Ende nuk dihet se cili grup rebel e ka ndërmarrë sulmin.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje nga viktimat dhe mbetjet e helikopterit të shkatërruar. /Telegrafi/