LAJMI I FUNDIT:

Publikohen çmimet e derivateve – nafta 1 cent më lirë, benzina 1 cent më shtrenjtë 

Publikohen çmimet e derivateve – nafta 1 cent më lirë, benzina 1 cent më shtrenjtë 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për të shtunën.

Referuar vendimit, nafta është liruar për 1 cent nga 1.84 në 1.83 euro për litër, benzina është shtrenjtuar për 1 cent, nga 1.75 në 1.76 për litër, ndërsa gasi ka mbetur me çmimin e njëjtë, 0.78 cent.


Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës: 

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.83  €  për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76  € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 02-03/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit. /Telegrafi/