LAJMI I FUNDIT:

Publikimi pagesës për avokatët e Thaçit, Behramaj: Me sa nguti i publikuan, ndërsa shpenzimet e Prindon Sadriut i mbajnë të fshehura

Publikimi pagesës për avokatët e Thaçit, Behramaj: Me sa nguti i publikuan, ndërsa shpenzimet e Prindon Sadriut i mbajnë të fshehura

Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Për këtë kanë reaguar nga Ministria e Drejtësisë të cilët përmes një njoftimi kanë thënë se pagesa për mbrojtjen e Hashim Thaçit janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023, ndërkaq MD potencon se realizon pagesa vetëm për avokatë me të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Ndaj këtij njoftimi ka reaguar edhe ish këshillitari i presidentit, Hashim Thaçit, Adil Behramaj i cili ka thënë se me sa nguti dhe ‘transparencë’ MD-ja i publikon shpenzimet e avokatëve për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, të cilat siç u shpreh ai do të duhej të ishin informacione të klasifikuara për shkak të rëndësisë shtetërore.

MD: Pagesa për mbrojtjen e Thaçit nga 2020-ta është realizuar në vlerë mbi 3.5 milionë euro
Lexo po ashtu MD: Pagesa për mbrojtjen e Thaçit nga 2020-ta është realizuar në vlerë mbi 3.5 milionë euro

“Që të mund t’i përdorin dhe përmendin kështu, këta edhe aktet nënligjore i kanë ndryshuar për t’i publikuar shpenzimet individuale dhe jo shpenzimet në total, siç kanë qenë më herët. Po ashtu, me vendim të kryeministrit Kurti është ulur edhe niveli i klasifikimit”, ka reaguar Behramaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ndërsa, siç u shpreh ai shpenzimet e Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Osmani, i mbajnë fshehur edhe pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila i gjobit dhe sërish nuk i bëjnë publike.

“Ata që janë në Hagë, familjet e tyre, familjet që sakrifikuan për këtë vend, do ta kalojnë edhe këtë sfidë. Por, shumë shpejt, disa do të mbesin përjetësisht të turpëruar”, ka shkruar ndër të tjera, Behramaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori