LAJMI I FUNDIT:

Publikimet shkencore, ORCA: 61 për qind e profesorëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nuk justifikojnë titujt akademikë

Publikimet shkencore, ORCA: 61 për qind e profesorëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nuk justifikojnë titujt akademikë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA thekson se 61% e profesorëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë, sa i përket kriterit të publikimeve shkencore.

Në komunikatën e ORCA-s thuhet se profesorët e këtij universiteti kanë publikuar 59 punime shkencore, apo 2.11 punime për kokë profesori.


“57% e profesorëve nuk kanë të botuar asnjë punim shkencor në revista shkencor, si autor i parë ose korrespondent. Për krahasim, 29% e profesorëve në Universitetin e Prishtinës nuk kanë asnjë punim të publikuar si autor i parë ose korrespondent”.

Sipas kësaj organizate hulumtimi mbi Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ishte sfidues në vetvete, për arsye të mungesës së transparencës nga ky institucion.

“UShAF është i vetmi institucion publik i arsimit të lartë i cili nuk ka CV të stafit akademik të publikuar në ueb-faqe zyrtare. ORCA i është drejtuar UShAF me kërkesë për publikimin e CV-ve konform standardit të vendosur nga universitetet tjera publike.

Kërkesa jonë nuk është shqyrtuar. Në vijim i jemi drejtuar Ministrisë së Arsimit, e cila financon drejtpërdrejt këtë institucion të arsimit të lartë, të cilët pavarësisht shqetësimit të tyre lidhur me transparencën e UShAF nuk kanë arritur të realizojnë kërkesën tonë”, thuhet më tej.

Hulumtimi është bazuar në platforma publike të produktit shkencor të profesorëve të këtij universiteti.

Hulumtimi mbi integritetin akademik dhe publikimin shkencor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shënon fundin e ciklit të parë të hulumtimeve mbi integritetin akademik dhe publikimin shkencor në të gjitha universitetet publike, në kuadër të projektit QAINT. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori