PTHP kërkon paraburgim për shkupjanin i cili ka përpunuar dhe ka shitur dokumente të falsifikuara
Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata themelore Shkupi 1 Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për shkupjanin, i cili pesë vjet ka përpunuar dokumente të falsifikuara dhe i ka shitur për 1.000 deri në 6.000 denarë, rast të cilin dje kumtoi MPB-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas zbatimit të kallëzimit penal, PTHP Shkup inicioni procedurë kundër një personi për vepra të bëra penale – falsifikim i dokumenteve nga neni 378 dhe Përpunim dhe furnizim i armëve dhe mjeteve dedikuar për kryerjen e veprës penale nga neni 395 nga Kodi Penal”, kumtoi sot PTHP-ja.
I dyshuari pasi kishte furnizuar mjete – pajisje adekuate për të cilat ishte në dijeni se janë dedikuar për të kryer vepër penale me paramendim, ka kryer më shumë veprime të lidhura kohore që paraqesin realizim të shumëfishtë të të njëjtën vepër – Falsifikim i dokumenteve.
“Në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2017 i dyshuari ka përpunuar dokumente të ndryshme publike me përmbajtje të pavërteta edhe atë, letërnjoftime, leje të qarkullimit, dëftesa për përfundimin e shkollës së mesme, vendime gjyqësore, marrëveshje për shitblerje të automjeteve motorike, dokumentacion mjekësor dhe të ngjashme. Dokumentet i ka përpunuar në forma të rreme, si të ishin dhënë dhe verifikuar me vulë dhe nënshkrim nga institucionet shtetërore dhe publike nga shteti. Qëllimi ishte që dokumentet e falsifikuara publike të shfrytëzohen nga ana e shtetasve tanë dhe të huaj, si të vërteta në qarkullimin ligjor në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë saj”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e PTHP-së, njofton AIM.
Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka sjell Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore dhe te Gjykata themelore Shkupi 1 Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Nga MPB-ja dje informuan për rastin dhe kumtuan se bëhet fjalë për A.M. (60) nga Shkupi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe