LAJMI I FUNDIT:

PSP sot do ta apelojë vendimin e Gjyqit të Apelit për Taleskin

PSP sot do ta apelojë vendimin e Gjyqit të Apelit për Taleskin

Prokuroria Speciale Publike sot deri Gjyqi i Apelit të Shkupit do të dorëzojë ankesën pas vendimit të tyre për shfuqizimin e vendimit për arrest shtëpiak të kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, thonë nga PSP për Plusinfo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kemi arsye për ankesën e vendimit të djeshëm’, thonë nga PSP.


Dje Gjykata e Apelit në Shkup ka shfuqizuar ankesën e kryetarit të dyshuar të Manastirit, i cili është pjesë e rastit të PSP-së, e njohur në publik si “Transportuesi”.

Taleski lirohet nga arresti shtëpiak
Lexo po ashtu Taleski lirohet nga arresti shtëpiak

Në vendimin e tyre është deklaruar se arrestimi shtëpiak është shfuqizuar, kurse është duke u përcaktuar një masë paraprake. Ai ka një detyrim për tu paraqitur çdo të hënë dhe të premte te një person zyrtar i autorizuar në Gjykatën Themelore në Manastir. /Telegrafi/

Reagon Kezharovski ndaj vendimit të gjykatës për ndërprerje të arrestit shtëpiak të Taleskit (Foto)
Lexo po ashtu Reagon Kezharovski ndaj vendimit të gjykatës për ndërprerje të arrestit shtëpiak të Taleskit (Foto)