LAJMI I FUNDIT:

PSP me prova të reja për rastin ‘Transportuesi’

PSP me prova të reja për rastin ‘Transportuesi’
????????????????????????????????????

Prokuroria Speciale Publike, ka prova të reja për rastin e transportit të nxënësve në Manastir, gjegjësisht për rastin “Transportuesi”, në të cilin i dyshuari kryesor është Kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, informojnë nga prokurori për “Meta”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të portalit, PSP ka dërguar tridhjetë kërkesa të reja për inspektim të dokumentacioneve në shkollat e në Manastir, në Ministrinë e Financave, dhe në transportuesit e dyshimtë.


Manipulimet më të mëdha, sipas PSP, janë bërë në tenderat në vitin 2009 dhe 2011. Sipas ligjit për transport, megjithatë, është e ndaluar që të përzihen transporti komunal me atë të nxënësve.

Poashtu të gjitha kompanitë që janë akuzuar për keqmenaxhim me transportin shkollor në Manastir, në rastin “Transporter”, të cilin e ka hapur Prokuroria special në prill 2016, përsëri ka fituar një tender për transportin e nxënësve. /Telegrafi/