LAJMI I FUNDIT:

Psikologjia e ngjyrave: Bartja e këtyre nuancave me siguri përmirëson humorin

Psikologjia e ngjyrave: Bartja e këtyre nuancave me siguri përmirëson humorin

Shumica dimrin kanë filluar të përjetojnë si stinë kibernacioni derisa presin pranverën dhe verën

Megjithatë, kjo nuk është e thënë patjetër të jetë ashtu, transmeton Telegrafi.


Shumica theksojnë që zgjidhja për ngritje të humorit gjatë dimrit është bartja e ngjyrave të zjarrta, ndërkaq e gjithë teoria quhet veshje dopamine.

Psikologia dhe autorja e librit “The Little Book of Colour”, Karen Haller, ka shpjeguar që ngjyrat: e verdha, e trëndafilta, e kuqja, e gjelbra dhe e kaltra instant ngrenë humorin.

“Ngjyrat e zjarrta instant ngrenë humorin. Vetëbesimi ynë rritet kur vishemi nga koka deri te thembrat në ngjyrën e hareshme të preferuar e cila na rri mirë”, ka theksuar Haller dhe ka shtuar që veshja në ngjyra të zjarrta dhe të hareshme u jep emocioneve tona përvojë shumë pozitive dhe të shëndetshme.

– Truri ynë ngjyrat e hareshme më së shpeshti i lidh me kujtimet e bukura.

“Pikërisht për këtë, nëse visheni në rroba të verdha, do të ndiheni të lumtura, ndërkaq kur visheni në rroba të zeza krejtësisht e kundërta”, ka përfunduar Haller. /Telegrafi/