LAJMI I FUNDIT:

PSG i kërkon Neymarit që sa më parë të vazhdojë kontratën

PSG i kërkon Neymarit që sa më parë të vazhdojë kontratën

Paris Saint-Germain është i vendosur që Neymar të rinovojë sa më parë kontratën.

Ylli brazilian duket se e ka qartësuar të ardhmen e tij dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Parku i Princave.


Edhe pse Barcelona kishte tentuar disa herë rikthimin e tij në Camp Nou, duket se tani operacioni është edhe mi i vështirë.

Lionel Messi lidhet me një kalim te PSG dhe Neymari mund të rinovojë kontratën më kampionin nga Ligue 1, raporton Telefoot.

Lojtarët më të paguar në botë në futboll për vitin 2020: Messi triumfon, Mbappe vazhdon të ngrihet
Lexo po ashtu Lojtarët më të paguar në botë në futboll për vitin 2020: Messi triumfon, Mbappe vazhdon të ngrihet

Kontrata aktuale e sulmuesit brazilian skadon në vitin 2022, andaj skuadra franceze nuk dëshiron të rrezikojë më shumë.

PSG është duke punuar edhe në kontratën e Kylian Mbappes, mirëpo duket si e vështirë, pasi lojtari po kërkohet nga Real Madridi dhe Liverpooli. /Telegrafi/