LAJMI I FUNDIT:

PSG ‘dush të ftohtë’ Mourinhos: Trajner që i ka kaluar moda

PSG ‘dush të ftohtë’ Mourinhos: Trajner që i ka kaluar moda

Tifozët e Romës mund të jenë të kënaqur kur dëgjojnë raportimet nga Franca se PSG nuk dëshiron më të punësojë Jose Mourinhon, duke e kthyer fokusin e tyre drejt Julian Nagelsmann.

Ka pasur thashetheme gjatë javëve të fundit se portugezi ishte zgjedhja e parë për drejtorin e Paris Saint-Germain, Luis Campos.


Megjithatë, tani L’Equipe, Sky Sport Italia dhe Footmercato, raportojnë se pronarët e klubit nga Katari nuk janë të bindur nga ideja dhe i kanë thënë Campos të ndërpresë çdo negociatë.

Si mund ta kthejnë Tottin te Roma ankesat e Mourinhos
Lexo po ashtu Si mund ta kthejnë Tottin te Roma ankesat e Mourinhos

Nga ana tjetër, Special One u informua nga Campos se opsioni i PSG tani nuk është më në tavolinë.

Disa nga raportimet shkojnë edhe më tej, duke pretenduar se shefat e klubit besojnë se Mourinho është shumë i stilit të vjetër dhe nuk është në harmoni me futbollin modern.

UEFA akuzon Mourinhon për fyerje të gjyqtarit pas finales së Ligës së Evropës
Lexo po ashtu UEFA akuzon Mourinhon për fyerje të gjyqtarit pas finales së Ligës së Evropës

Sjellja e tij pas finales së Ligës së Evropës kundër Sevillas, ku u akuzua nga UEFA për përdorimin e gjuhës fyese ndaj gjyqtarit Anthony Taylor, sigurisht që nuk i ndihmoi kauzës së tij.

Në vend të kësaj, PSG-ja po shkon për Nagelsmann, i cili u shkarkua nga Bayern Munich dhe ishte lidhur me Napolin, por paga e tij ishte shumë e lartë për Partenopei. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori