PSG–Bayern Munich: përballje titanësh në Paris, nis beteja për finalen e madhe

Parisi do të jetë epiqendra e futbollit evropian. Në “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain pret Bayern Munich në aktin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve nga ora 21:00.
PSG vjen në këtë duel me moral të lartë. Francezët eliminuan Liverpoolin pas një përballjeje intensive, duke treguar forcë, ritëm dhe efikasitet në momentet vendimtare. Skuadra parisiene duket më e pjekur se në sezonet e kaluara dhe tani sheh finalen si objektiv real.
Në anën tjetër, Bayern Munichu kaloi një provë edhe më të rëndë. Gjermanët nxorën jashtë garës Real Madridin, duke konfirmuar edhe një herë ADN-në e tyre fituese në Evropë. Disiplina taktike dhe përvoja në ndeshje të mëdha mbeten armët kryesore të bavarezëve.
The Champions League semi-finals are here ✨#UCL pic.twitter.com/Xi84aqHDhX
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 27, 2026
Atmosfera në Paris pritet të jetë elektrizuese. PSG kërkon avantazh para ndeshjes së kthimit, ndërsa Bayern synon një rezultat pozitiv në transfertë për ta kontrolluar gjithçka në Mynih.
Detajet do të bëjnë diferencën. Gabimet nuk falen. Një hap i vogël mund të vlejë një finale dhe këtë pritet ta shfrytëzojnë si PSG, ashtu edhe Bayern. /Telegrafi/





















































