LAJMI I FUNDIT:

Pse rëra e shkretëtirës në Pellgun Tularosa është e bardhë?

Pse rëra e shkretëtirës në Pellgun Tularosa është e bardhë?

Rreth 26 kilometra nga Almogard në New Mexico është një shkretëtirë madhështore dhe e pazakontë – krejtësisht e bardhë dhe e ftohtë

Qindra miliona vjet më parë, uji rrodhi në vendin e Pellgut të sotëm Tularosa, duke sjellë me vete kristale gjipsi nga malet Sacramento dhe San Andres, transmeton Telegrafi.


Kështu u formua liqeni Lucero, i cili, megjithatë, nuk mbijetoi – uji i tij avulloi dhe shtresat e kristaleve të gjipsit mbetën në fund. Pastaj natyra doli në skenë: shiu po binte, erërat po frynin, dhe gjipsi po imtësohej derisa e la shkretëtirën prapa.

Shkretëtira zë një territor prej rreth 700 metrash katrorë, por dunat e saj mund të jenë të larta deri në 15 metra.

Pra, ndryshe nga shkretëtirat e tjera, kjo hapësirë e madhe në New Mexico nuk është e mbuluar me rërë të bërë nga kuarci, por rëra e saj është e përbërë nga kristale gjipsi.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm midis kësaj dhe shkretëtirave të tjera të botës.

Nëse prekni rërën e shkretëtirës së bardhë, do të vini re se është plotësisht e ftohtë, sepse shkalla e avullimit është e lartë dhe rëra e saj reflekton rrezet e diellit në vend që të thithë nxehtësi.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shtatë fakte interesante rreth kafshëve

Shtatë fakte interesante rreth kafshëve

Stil
Meshkujt të cilët ju bëjnë këto pesë pyetje janë bindshëm më të mirët në seks

Meshkujt të cilët ju bëjnë këto pesë pyetje janë bindshëm më të mirët në seks

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori