Granatimet e vazhdueshme të Mariupolit nga Rusia nënkuptonin që një evakuim i planifikuar - duke ofruar shpresën e arratisjes për mijëra banorë - duhej anuluar.

Qyteti është nën zjarr të fortë prej ditësh, raporton televizioni publik britanik, bbc.


Por pse është kaq i rëndësishëm strategjik?

Screenshot 2 25

Është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në Detin e Zi.

Gjithashtu është edhe një qytet kyç në rrugën midis Krimesë dhe Rusisë.

Nëse Rusia merr Mariupolin, mund të marrë kontrollin e një rruge që lidh rajonet në Luhansk dhe Donetsk, të cilat kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe Krimenë – të cilën Rusia e aneksoi në 2014. /Telegrafi/