LAJMI I FUNDIT:

Pse qentë hanë bari dhe a është kjo e dëmshme për ta

Pse qentë hanë bari dhe a është kjo e dëmshme për ta

Qeni juaj mund të bëjë shumë gjëra të cilat me vështirësi mund të shpjegohen, dhe një nga këto gjëra është edhe ngrënia e barit

Duke marrë parasysh se qentë e kanë të vështirë ta dallojnë të drejtën nga e gabuara, normalisht se nuk dëshironi ta dënoni atë për shkak se ka ngrënë bari, apo jo?


Sa i përket kësaj çështje, ka shumë teori se pse qentë hanë bari, ndërsa një nga to është se qentë e egër dikur kishin pasur tendenca ta hanin prenë e tyre e cila kishte pasur bari në bark, por kjo teori nuk është edhe aq e fortë për disa, transmeton Telegrafi.

Megjithatë mundësitë janë që qeni juaj është duke vuajtur nga “pica” – term teknik ky që ndërlidhet me çrregullimin e qenve të cilët hanë gjëra që nuk janë ushqim.

Kjo ndonjëherë është edhe shenjë e mungesës nutricionale te qentë, por shpeshherë edhe është shenjë e mërzisë.

Duhet të keni parasysh se ngrënia e barit është gjë e zakonshme dhe nuk shkakton probleme, megjithatë disa teori sugjerojnë se qentë hanë bari kur nuk ndihen mirë me qëllim që ta detyrojnë veten të vjellin për t’u ndjerë më mirë.

Disa teori tjera sugjerojnë se qentë mund të hanë bari edhe për të ndihmuar sistemin e tyre të tretjes dhe për t’i mbushur nevojat e tyre nutricionale, siç është nevoja për më shumë fibra. /Telegrafi/