Ndonëse ishte paraparë që zbatimi i plotë i kodit shtetëror telefonik të Kosovës (+383) të nisë më 30 qershor të këtij viti dhe pas ishte vendosur edhe një afat shtesë për datën 31 tetor, zbatimi i plotë nuk ka ndodhur ende.
Tani, afati i fundit për zbatimin në tërësi të kodit telefonik, që nënkupton edhe largimin e kodeve aktuale ndërkombëtare, është data 15 janar, 2019.
Dy operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, Vala dhe IPKO, janë deklaruar se si sfidë për fillimin e zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës +383 janë relacionet e tyre me operatorët ndërkombëtarë.
Në pamundësi për arritjen e afatit për zbatim të kodit +383, dy operatorët Vala dhe Ipko kishin kërkuar shtyrje të afatit, por kjo nuk është pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi tha se kanë filluar me procedura për sanksione ndaj operatorëve të cilët nuk i janë përmbajtur afatit ligjor për largimin e kodeve paralele ndërkombëtare.
“Vendimi i fundit i ARKEP nuk pranon shtyrjen, por nxjerr vërejtjen përfundimtare dhe kërkon që të eliminohen parregullsitë brenda një afati sa më të shpejtë që është i mundur, derisa me masa sanksionuese fillohet nga data 15 janar, 2019”, tha Gashi.
Ai shton se vërejtja përfundimtare është masë e domosdoshme paraprake për sanksionet ekonomike.
Sipas Gashit, operatorët e telefonisë fikse dhe mobile Vala dhe IPKO do të mund të ndëshkohen me pagesë mujore prej 10.000 eurove, por si masë ndëshkuese kjo edhe mund të rritet.
Aktualisht në Kosovë, telefonia mobile Vala shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), për të cilat Kosova duhet të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.
Kostot e përgjithshme të shkaktuara nga përdorimi i këtyre kodeve kapin shifrën në mbi 200 milionë euro.
Gashi thekson se sanksionet janë masa e fundit me anë të së cilës i kërkohet që të realizohet zbatimi i një vendimi të rëndësishëm shtetëror, siç është zbatimi i plotë i kodit +383.
“Ne i kemi parasysh disa sfida të operatorëve të cilat na kanë dokumentuar se një pjesë e madhe e trafikut ende kalon ndërmjet kodeve +386 dhe kodi +377, por jemi të bindur se pa fillimin e përdorimit të vetëm të kodit +383 do të ketë gjithmonë një përqindje të trafikut që do të kalojë në kodet tjera. Në këtë kuadër kërkojmë që sa më shpejt të bëhet zbatimi i kodit dhe të largohen kodet aktuale në mënyrë që ata të mos sanksionohen”, thotë Gashi.
Në anën tjetër, ekspert të çështjeve të telekomunikacionit e konsiderojnë neglizhencë të operatorëve telefonik mosrrumbullakimin në afat të caktuar të kodit shtetërorë telefonik të Kosovës +383.
Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, dikur udhëheqës i Post-Telekomit të Kosovës, thotë se do të duhej të ndëshkoheshin operatorët për neglizhencën e treguar karshi zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës.
“Unë mendojë që kjo është neglizhencë e pafalshme. Rregullatori (ARKEP) është të vendosë menjëherë gjoba pasi që këta do të vonohen përsëri. Kjo nuk është problem i qytetarëve të Kosovës, por operatorëve të cilët duhet ta zgjidhin. Ata duhet të bëjnë maksimumin e vet për të bërë një shërbim si duhet për qytetarët. Po bëhet një kohë e gjatë që qytetarët kanë problem me komunikim, pasi që softuerët e këtyre sistemeve nuk janë adaptuar si duhet dhe nuk kanë bërë zgjidhje transitore për të kaluar në sistemin e ri në kodin +383”, thekson Dida.
Kodi shtetëror telefonik i Kosovës është ndarë në dhjetor të vitit të 2016 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU). Ky kod ishte rezultat i bisedimeve në Bruksel, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj: Kemi votat e mjaftueshme për inicimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Spasovski: Maqedonia e Veriut ka konfiskuar një numër rekord të lëndëve narkotike

Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për të gjithë lidhur me zhvillimet e fundit

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve, analistët: Taktikat e Kurtit për tërheqje nga qëndrimet e tij në momentet e fundit nuk janë të suksesshme

Taravari: Shtetasit e Kosovës do të paguajnë për shërbime shëndetësore në Maqedoni njëjtë si shtetasit e RMV-së

Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Escobar kërkon sërish themelimin e Asociacionit, thotë se palët duhet t'i kthehen normalizimit të marrëdhënieve

Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Situata në PD e paqartë, japin dorëheqjen nga kryesia deputetët Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden