LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk ka një çmim “Nobel” për matematikën?!

Pse nuk ka një çmim “Nobel” për matematikën?!

Pas mbylljes së ndarjes së çmimeve Nobel në fusha si mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe, matematikanët përsëri mbetën me shijen e përjashtimit nga festimet botërore për arritje në fusha në të mirë të njerëzimit.

Gjithmonë bëhet pyetja se pse Alfred Nobeli, i njohur si shpikësi i dinamitit dhe mbajtësi i 355 patentave e përjashtoi matematikën, kur, me një pasuri prej 31 milionë SEK (monedha suedeze) sot 265 milionë dollarë amerikanë) krijoi akademinë e ndarjes së çmimeve.

Ja disa nga teoritë:

Matematika është shumë teorike: Çmimi Nobel u krijua për të vlerësuar shpikjet e jashtëzakonshme “praktike” ose zbulimet në të mirë të njerëzimit. Si shpikës dhe industrialist Nobeli mund ta ketë konsideruar matematikën shumë teorike dhe nuk i hyri aplikimit të saj.

Matematika jo shumë interesante: Interesat e tij profesionale ishin fizika dhe kimia. Letërsia ishte interes pasioni, mjekësia ishte në fillimet e një ere të re gjatë shekullit të kaluar. Çmimi i Paqes u përfshi të përmirësonte imazhin e tij si një “tregtar vdekjeje” për shpikjen e dinamitit. Matematika nuk ishte interes i tij, as se mund të nxirrte ndonjë përfitim nga ajo.

Ekzistonte një çmim matematike: Mbreti Oscar II i Suedisë dhe Norvegjisë ishte një matematikan dhe kishte dekretuar një çmim për kontribute në matematikë. Nobeli mund të ketë menduar se nuk ishte nevoja e një çmimi të dytë. Ai zgjodhi fusha që i interesonin dhe për të cilat nuk kishte çmime.

Rivalitet; Flitet se ka patur mospëlqime mes Nobelit dhe një matematikani Gosta Mittag-Leffler që kishte themeluar revistën ”Acta Mathematica” dhe kishte bindur mbretin Osçar II për të krijuar çmimin në matematikë. Kjo mund ta ketë bërë atë ta përjashtonte matematikën sepse nuk donte që çmimi dhe paratë t’i shkonin një njeriu që ai nuk e pëlqente.

Çështje personale: Teoria më e njohur historikisht, por jo e vërtetuar është se partnerja e Nobelit e kishte tradhtuar me Mittag-Leffler, kjo solli urrejtje tek Nobeli për njeriun dhe për matematikën.

Çmimet më të mëdha sot në fushën e matematikës janë:

The Fields Medal: Përshkruhet shpesh si çmimi Nobel dhe jepet medalje për zbulime të jashtëzakonshme në matematikë çdo katër vjet për individë poshtë moshës 40 vjeç.

The Abel Prize: Ky çmim u krijua në vitin 2001 dhe ka marrë emrin e matematikanit Niels Henrik Abel. Jepet nga mbreti i Norvegjisë. Fituesi shpallet çdo mars.

The Chern Medal Award: Jepet çdo katër vjet në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve. Kongresi i radhës do të mbahet në Rio de Zhanero në 2018. /Bota.al/

Në trend Fun

Më shumë
Australiania e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australiania e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Interesante
Kalo në kategori