LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk duhet t’u jepni para fëmijëve për kryerjen e punëve në shtëpi

Pse nuk duhet t’u jepni para fëmijëve për kryerjen e punëve në shtëpi
(Foto: Pexels)

Ekspertja e prindërimit, Lisa Bunnage, shpesh ndan këshilla në profilin e saj në TikTok që ka mbi gjysmë milion ndjekës.

Së fundmi, ajo është bërë bë virale me një video, në të cilën u kërkoi prindërve të mos u japin fëmijëve të tyre para kur u kërkojnë që t’i bëjnë punët e shtëpisë.

Ekspertja shpjegon arsyen pse foshnjat nuk duhet të flenë me prindërit në shtrat
Lexo po ashtu Ekspertja shpjegon arsyen pse foshnjat nuk duhet të flenë me prindërit në shtrat

“Kurrë nuk duhet t’i paguani fëmijët tuaj që t’i pastrojnë gjërat e veta. Gjërat si heqja e rrobave janë gjëra që ata duhet t’i bëjnë gjithsesi”, ka vënë ajo në dukje.

Megjithatë, Lisa beson se paratë e xhepit janë diçka që duhet t’u jepet fëmijëve, sepse do t’i mësojë ata si t’i menaxhojnë paratë dhe si t’i shpenzojnë ato me përgjegjësi, por me kusht që të mos jetë si shpërblim për kryerjen e punëve në shtëpi.

Bunnage filloi t’ua mësonte fëmijëve të saj rëndësinë e menaxhimit të parave që në moshën trevjeçare.

Dëshira e adoleshentëve është që të rriturit t’i kuptojnë
Lexo po ashtu Dëshira e adoleshentëve është që të rriturit t’i kuptojnë

“Fëmijët kanë të drejtën e zgjedhjes për atë që blejnë, por ata nuk mund të thjesht të marrin 100 dollarë dhe të blejnë karamele. Duhet të vijnë tek unë dhe të më thonë se çfarë duan të blejnë. Ata kanë mësuar të bëjnë dallimin midis asaj që u nevojitet dhe asaj që duan. Me fjalë të tjera, dinë të shpenzojnë me mençuri, i kuptojnë dhe i respektojnë paratë”, ka shpjeguar ajo. /Telegrafi/

@bratbustersparenting

Keep allowance and chores separate. #allowance #chores #parentingteens #parents #parenting #parentingwisdom #teenagers #parentingstyle #parentingstyles #behaviormanagement #parent #parentadvice #parentingadvice #howtoparent #tipsforparents #calmleadershipparenting

♬ original sound – BratBusters Parenting