LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk duhet t’i hiqni qimet e hundës me piskatore

Pse nuk duhet t’i hiqni qimet e hundës me piskatore
(Foto: Pexels)

Heqja e qimeve nga hunda me piskatore mund të çojë në infeksion, por edhe në qime të dhimbshme të rrënjosura, si dhe skuqje dhe acarim.

Kjo metodë e heqjes i pengon ato të kryejnë rolin e vet vital për të ndaluar polenin, pluhurin dhe irrituesit e tjerë që thithim.


Doktoresha Nicole Aaronson, një otorinolaringologe në Delaware, ka thënë se nuk do të rekomandonte asnjë metodë për heqjen e qimeve.

“Depilimi me dyllë thyen barrierën e lëkurës duke krijuar hapje për bakteret që u lejon atyre të hyjnë në inde më të thella, duke krijuar një mundësi për infeksion. Qimet e rrënjosura ndodhin pas heqjes së qimeve kur qimet e reja që rigjenerohen nga gjëndra nuk mund të depërtojnë në lëkurë. Sepse depilimi i tërheq qimet nga rrënja, ato duhet të gjejnë përsëri rrugën e vet përmes shtresës së jashtme të lëkurës”, ka shtuar ajo.

Heqja e qimeve në hundë mund të jetë kërcënuese për jetën
Lexo po ashtu Heqja e qimeve në hundë mund të jetë kërcënuese për jetën

Infeksionet mund të përfshijnë vestibulitin e hundës, kur pjesa e brendshme e hundës preket nga bakteri Staphylococcus. Simptomat përfshijnë skuqje brenda ose jashtë vrimës së hundës, një gungë si puçërr në bazën e qimeve të hundës, kore rreth vrimës së hundës, dhimbje dhe gunga.

Furunkuloza e hundës është një tjetër infeksion që prek pjesën më të thellë të folikulave të qimeve në hundë. Zakonisht shkakton dhimbje, ënjtje, skuqje dhe ndjeshmëri, por në raste të rralla mund të çojë në trombozë të sinusit kavernoz – formimin e një mpiksjeje gjaku në pjesën e trurit pas syve.

Qimet e hundës janë të rëndësishme sepse veprojnë si një pengesë fizike, duke parandaluar hyrjen e alergjenëve në vrimat e hundës. Kur një insekt i vogël ose një irritues tjetër prek një qime në hundë, shkakton një teshtitje – duke i penguar të hyjnë më tej në kanalet e hundës. /Telegrafi/