LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk duhet t’i besoni shumë sistemit automatik të frenimit

Pse nuk duhet t’i besoni shumë sistemit automatik të frenimit

Automjetet moderne janë të pajisura me një gamë të gjerë të sistemeve ndihmëse të shoferit, por një studim i ri nga Shoqata Amerikane e Automobilave (AAA) thekson se këto vetura janë krijuar për të ndihmuar shoferët, e jo për të zënë vendin e tyre.

Veçanërisht ky studim vlen për sistemet automatike të frenimit, për të cilat AAA ka arritur në përfundimin se i mungojnë aftësitë për të parandaluar përplasjet.


Nga 40 testime, vetëm një ka përfunduar pa përplasje në trafik. Dhjetë nga 20 të tjerat përfunduan me veturat që goditën një objektiv të madhësisë së një fëmije, dhe pesë herë të tjera sistemi i frenimit automatik nuk u aktizivua fare.

Për kryerjen e këtyre testimeve, AAA mori një Hyundai Tuscon, Volkswagen Tiguan, Mazda CX-30, dhe një Lexus RX 250. Çdo model kreu testet pesë herë, dhe Volkswagen Tiguan është i vetmi që shmangu një përplasje.

Veturat u testuan edhe në parkimin me kënd, i cili duket të jetë mjaft i ndërlikuar, pasi asnjë nuk i shmangu përplasjet, e disa nuk arritën as të aktivizonin frenat.

Testi tjetër u realizua për të parë shanset e goditjes së një personi që qëndron mbrapa automjetit. Tiguan, ndonëse ishte i vetmi që shmangu përplasjen, ai goditi fëmijën në çdo provë.

“Shoferët nuk duhet të mbështeten vetëm në këto sisteme të avancuara të drejtimit për të parandaluar përplasjet, por në vend të kësaj t’i përdorin ato për të rritur ndërgjegjësimin e tyre dhe  rrethinës”, tha Greg Brannon, drejtor i inxhinierisë së automobilave në AAA.

Në lidhje me studimin është kontaktuar secili prodhues i automjeteve që janë përdorur, të cilët kanë shpjeguar dhe kanë dhënë njohuri rreth sistemeve të tyre të sigurisë. /Telegrafi/