Shkrimet dhe këshillat e gjumit janë nga më të ndryshmet. Edhe për pozicionet po ashtu: si duhet t’i mbash flokët gjatë gjumit, cili është pozicioni më i mirë gjatë natës dhe çfarë thotë ai për ty etj., por nuk jemi fokusuar asnjëherë tek ky pozicion.
Pse NUK duhet të flesh asnjëherë përmbys. Gati për ta mësuar, vajza?
Keqardhje për të gjitha ato që flenë përmbys, por ka disa arsye që nuk duhet të flesh kështu. Dy prej tyre janë mjaft të rëndësishme.
Është pozicioni më i keq për shpinën. “Është gjëja më e keqe”,- thotë Dr. Jan Lefkowitz për Business Insider.
“Nuk duhet të flesh asnjëherë përmbys, sepse ky lloj pozicioni krijon një hark në shpinë që më vonë degradon në dhimbje shpine.”
Ky pozicion konsiderohet si pozicioni më i keq, për arsye se krijon një lloj kurbe në shpinë, e cila çon më vonë në dhimbje. Gjithashtu, mund të çojë edhe në probleme me qafën.
Krijon rrudha në fytyrë. Ky pozicion gjumi grumbullon të gjitha lëngjet nën sy (falë gravitetit).
Kjo është edhe arsyeja pse kur zgjohesh i ke sytë me rrathë apo të fryrë. Plus, duke fjetur me fytyrë në jastëk, e deformon atë dhe krijon kështu rrudhat e parakohshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës