LAJMI I FUNDIT:

Pse njerëzit e bukur lindin vajza? Përgjigjen e jep kjo teori e famshme

Pse njerëzit e bukur lindin vajza? Përgjigjen e jep kjo teori e famshme

Mendohet se nëse prindërit lindin djem apo vajza, është thjesht një shans i rastësishëm. Por, jo tamam!

Raporti normal i gjinisë në lindje është 105 meshkuj dhe 100 vajza. Por, raporti varet nga rrethanat dhe nga ndryshimet mes familjeve.

Ka edhe faktorë të tjerë që influencojnë gjininë e një pasardhësi.

Një nga principet më të përqafuar të biologjisë së evolucionit është hipoteza Trivers-Willard, e cila thotë se prindërit e pushtetshëm dhe me një status të lartë shoqëror lindin më shumë djem, ndërsa prindërit e varfër lindin më shumë vajza.

Kjo sepse fëmijët në përgjithësi trashëgojnë pasurinë dhe statusin social të prindërve të tyre.

Përgjatë historisë, djem nga familje të pasura të cilët do të bëheshin vetë të tillë një ditë, priteshin të kishin një numër të madh grash, të dashurash dhe të lindnin më shumë fëmijë, ndërsa motrat e tyre po aq të pasura mund të kishin vetëm një numër të kufizuar fëmijësh.

Në këtë mënyrë, seleksioni natyral i detyron prindërit të paragjykojnë raportin mes gjinive që në konceptim, në varësi të situatës ekonomike: më shumë djem nëse janë të pasur dhe më shumë vajza nëse janë të varfër.

Kjo hipotezë është e njohur dhe e dokumentuar rreth globit.

Rande Gerber , Cindy Crawford and Kaia Gerber attends the British Fashion Awards at the Royal Albert Hall, on Monday 10th December, London, UK. James Shaw/Retna.Presidentët amerikanë, zëvendës presidentët dhe sekretarët e kabinetit kanë pasur më shumë djem se vajza.

Sipas dosjeve të kishës në shekujt e 17-të dhe 18-të, pronarë të pasur tokash në Leezen në Gjermani kishin më shumë djem se vajza, ndërsa bujqit dhe tregtarët pa ndonjë pronë kishin më shumë vajza se djem.

Në një sondazh të bërë në 46 shtete, pyetjes se “nëse do të kishit një fëmijë, çfarë gjinie do ta donit” të pasurit i përgjigjeshin “djalë” ndërsa më të varfëritë përgjigjeshin “vajzë”.

Hipoteza “Trivers-Willard” shkon më tej se statusi dhe pasuria e një familjeje; nëse prindërit kanë ndonjë cilësi që mund ta pasojnë tek fëmijët e tyre dhe kjo cilësi është më e përshtatshme për djem se për vajza, atëherë ata lindnin më shumë djem.

Pamja fizike, ndikon më shumë tek suksesi i riprodhimit tek femrat sesa tek meshkujt. Hipoteza e përgjithshme parashikon se prindërit e pashëm do të lindnin më shumë vajza sesa djem.

Amerikanë të cilët janë cilësuar si “tepër tërheqës” kanë 56% shans për të lindur një vajzë si fëmijën e tyre të parë, në krahasim me 48% për pjesën tjetër të njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori