LAJMI I FUNDIT:

Merimanga deshi t’ia merrte veturën, pronarja bëri atë që askush nuk do ta priste!

Merimanga deshi t’ia merrte veturën, pronarja bëri atë që askush nuk do ta priste!

E dimë të gjithë se është shumë stresuese dhe e bezdisshme kur zbuloni se një merimangë ua ka marrë makinën.

Pagimi i gjobës, shkuarja në parking dhe gjithë ato dokumente.


Andaj, ndoshta e vetëdijshme për këto, gruaja nga Teksasi ishte ndoshta e vetëdijshme për të gjitha këto.

Kështu, kur merimanga filloi të tërheqë makinën e saj për shkak të parkimit jo siç duhet, ajo bëri diçka… krejt të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Gruaja doli nga makina, pa rripat tërheqës në rrota, nuk tha asnjë fjalë, u kthye në makinë, nuk u grind dhe as nuk u bind, por u ul dhe i dha gazit.

Rrotat e pasme filluan të lëshojnë tym për një kohë, ajo nuk u dorëzua, madje doli përsëri për të vlerësuar situatën.

Regjistrimi tregon që shoferi i merimangës i thotë asaj se “nuk do të funksionojë”, por ajo u kthye në makinë, dha gaz më të fortë dhe u largua duke dëmtuar makinat përreth. /Telegrafi/