LAJMI I FUNDIT:

Pse jeni ende të uritur edhe pas një vakti të madh

Pse jeni ende të uritur edhe pas një vakti të madh
(Foto: Pexels)

Arsyet pse ndihemi të uritur janë të ndryshme dhe ndonjëherë instinkti për të ngrënë ka pak të bëjë me ushqimin.

Edhe pse uria është një sinjal i rëndësishëm për trupin tonë, ndonjëherë uria mund të nënkuptojë se thjesht nuk po marrim lëndë ushqyese ose se emocionalisht po përballemi me mërzinë dhe stresin.


Nga ndjenja e lukthit të zbrazët deri te dhimbja e kokës – nuk ka pothuajse asnjë person që nuk e di se si është të jesh i uritur.

Si të kontrolloni urinë ose tundimin për të ngrënë pa pushim
Lexo po ashtu Si të kontrolloni urinë ose tundimin për të ngrënë pa pushim

Megjithatë, nëse jeni të uritur edhe pasi keni ngrënë një vakt të madh, këto mund të jenë arsyet:

Nuk flini mjaftueshëm

Sipas Fondacionit ‘National Sleep’, një personi ka nevojë për shtatë deri në nëntë orë në natë. Fjetja më pak se kaq rezulton në një rritje afatshkurtër të hormonit grelin, i cili stimulon oreksin, si dhe një rënie të leptinës, e cila e redukton atë.

Jeni të dehidruar

Shumë njerëz, kur ndihen të trullosur, mendojnë se kanë nevojë për ushqim, por duhet të pinë më shumë lëngje. Konsumimi i rregullt i ujit është i rëndësishëm për hidratimin e përditshëm, por është e rëndësishme të dini se disa njerëz do të kenë nevojë për më shumë se doza e rekomanduar prej dy litrash.

Hani vazhdimisht edhe atëherë kur nuk jeni fare të uritur? Ky është një problem!
Lexo po ashtu Hani vazhdimisht edhe atëherë kur nuk jeni fare të uritur? Ky është një problem!

Jeni të mërzitur

Nëse jeni duke shikuar televizor dhe duke rrëmbyer një çantë me ushqime, mendoni nëse jeni vërtet të uritur apo thjesht të mërzitur. Në një studim të vitit 2018 në revistën Appetite, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit hanin më shumë gjatë periudhave të mërzisë, ankthit ose depresionit sesa gjatë periudhave të emocioneve pozitive.

Gjidhënia

Ndonjëherë uria ndodh sepse trupi juaj është i zënë, si të thuash, duke krijuar ushqim për një person tjetër. Procesi i prodhimit të qumështit për foshnjën, rrit nevojën për lëndë ushqyese dhe lëngje, sepse i përdorni rezervat tuaja të yndyrës dhe rezervat e energjisë.

Hormonet të cilat ju bëjnë të ndiheni të uritur, rriten gjatë mbrëmjes
Lexo po ashtu Hormonet të cilat ju bëjnë të ndiheni të uritur, rriten gjatë mbrëmjes

Nuk merrni fibra të mjaftueshme

Derisa sasia e madhe e fibrave në dietën tuaj mund të shkaktojë gazra, fryrje dhe kapsllëk, konsumi i paktë i tyre do të thotë që ka të ngjarë të jeni të uritur. Një dietë e ulët në fibra mund ta shtojë patjetër urinë tuaj, sepse fibrat ngadalësojnë procesin e tretjes, duke e lënë ushqimin në stomak për një kohë më të gjatë dhe duke na dhënë një ndjenjë të ngopjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori