LAJMI I FUNDIT:

Pse ishte i rëndësishm udhëtimi i sotëm i Nancy Pelosit në Kiev?

Pse ishte i rëndësishm udhëtimi i sotëm i Nancy Pelosit në Kiev?

Udhëtimi i paparalajmëruar i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi për ta takuar presidentin ukrainas, Vladimir Zelenskyn në Kiev, vjen në një kohë kur amerikanët dhe aleatët e saj po rritin mbështetjen për Ukrainën ndërsa agresioni rus ka hyrë në muajin e tretë.

“Amerika qëndron me Ukrainën, ne qëndrojmë me Ukrainën deri në fitore. Gjithashtu ne jemi edhe me NATO-n”, tha ajo pas vizitës në Ukrainë, raporton cnn.


Pelosi tha se me Zelenskyn diskutoi rreth ndihmës humanitare dhe financiare gjatë vizitës në qytetin e Kievit, e cila zgjati pak më shumë se tri orë.

Ajo tha gjithashtu se ishte “një nder i madh të takohesha me presidentin ukrainas dhe t’i “përcillja atij mesazhin e unitetit të Kongresit Amerikan”.

Ndërkohë, Zelensky pohoi se është mirënjohës ndaj popullit amerikan për ndihmën e dhënë deri më tani.

“Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara, popullit të saj dhe Kongresit. Si president, ekipi ynë dhe populli i Ukrainës e vlerësojnë këtë”, tha ai.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve së SHBA-së takohet me Zelensky-n në Kiev
Lexo po ashtu Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve së SHBA-së takohet me Zelensky-n në Kiev

Ndërkohë, javën e kaluar, në përgjigje të kërkesave të Zelenskyt, një grup prej 40 kombesh të mbledhura nga Shtetet e Bashkuara në Gjermani ranë dakord të thjeshtonin dhe përshpejtonin procedurat e dërgimit të armëve në Ukrainë.

Të enjten, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një ligj që do të lejojë presidentin amerikan, Joe Biden të përdorë ligjin që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, për dërgimin e shpejtë të armëve në Ukrainë.

Në fakt, ligji ishte krijuar fillimisht për të ndihmuar forcat që luftuan kundër liderit të Gjermanisë naziste, Adolf Hitlerit.

Presidenti amerikan ka kërkuar 33 miliardë dollarë shtesë për të mbështetur Ukrainën gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa lufta brutale e Rusisë hyn në një fazë të re.

Biden gjithashtu paraqiti një propozim që do të ushtronte presion shtesë mbi oligarkët rusë për luftën në Ukrainë, duke përfshirë përdorimin e parave dhe aseteve të tyre të konfiskuara për të financuar mbrojtjen e Ukrainës.

Zelensky theksoi rëndësinë e ndihmës financiare në takimin me Pelosin.

Ndihma e SHBA-së po e bën Ukrainën me një 'buxhet të mbrojtjes më të madh se të shumë vendeve të NATO-s'
Lexo po ashtu Ndihma e SHBA-së po e bën Ukrainën me një 'buxhet të mbrojtjes më të madh se të shumë vendeve të NATO-s'

“Sinjalet që Shtetet e Bashkuara dhe Biden po i japin Ukrainës sot janë shumë të rëndësishme. Këto janë hapa të fortë në mbrojtjen dhe mbështetjen financiare të Ukrainës – ne jemi mirënjohës për këtë”, tha ai.

Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi, e cila është njeriu numër dy në Amerikës pas presidentit të Shteteve të Bashkuara, sinjalizon një masë të konsiderueshme angazhimi për të mbështetur Ukrainën nga niveli më i lartë i udhëheqjes amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori