Për Sigmund Frojd, çanta veçanërisht ajo për femra, ishte shumë më tepër sesa një aksesor i modës
Babai i psikoanalizës pa tek ky aksesor një përfaqësim simbolik të organeve gjenitale femërore dhe mitrës së nënës; një shtrirje e seksualitetit femëror në kuptimin e gjerë. Harrimi i çantës në studimin e analistit mund të tregojë, sipas Frojdit, një tërheqje pa vetëdije të pacientit ndaj terapistit.
Brenda saj ruhet një pjesë e vogël, por e rëndësishme e jetës sonë, dhe duke e analizuar këtë(edhe pa nocione të psikanalizës) mund të nxjerrësh shumë ide nga pronari i saji: mosha, shijet, zakonet, veset, virtytet.
Ndaj, nuk është për t’u habitur që çanta është aksesori më i dëshiruar i femrave në botë.
Sigurisht, sot qasja jonë për blerje ka ndryshuar! Koncepti për çantën ka ndryshuar, nga ato version shpine tek opsionet e tjera, si më të mëdha, me dimension mikroskopik, etj.
Është mjaft e rrallë të shihet një grua që nuk ka një çantë, pak a shumë të madhe, pak a shumë të shtrenjtë, pak a shumë në modë.
Ka nga ato që i pëlqejnë çantat në stilin e Meri Popins, që mbajnë gjithçka dhe të kenë gjithçka në dorë; ka nga ata që e vendosin estetikën para praktikës, me modele aq kompakte sa që mund të ruajnë vetëm një smartphone.
Mësoni tani pesë kuriozitetet që me gjasë nuk i dinit për çantat…
Fillimisht ishte një aksesor për burra
Historia e çantës i ka rrënjët në Egjiptin e Lashtë, siç dëshmojnë disa hieroglifikë. Për shekuj ka qenë një aksesor mashkullor, por me kalimin e kohës ajo ka ndryshuar formë, pas transformimeve të shoqërisë.
Për ta ndryshuar përgjithmonë si koncept ishte Coco Chanel e cila, e frymëzuar nga shamitë ushtarake, kishte idenë të shtonte rripin e shpatullave dhe krijoi modelin e çantës ikonë.
Ne nuk mund të bëjmë pa të
Sot, për shumë njerëz, të mendosh të largohesh nga shtëpia pa çantë duket një ide jopraktike. Çdo grua ka nevojat dhe filozofinë e saj për sa i përket çantave, por shumica kanë tendencë jo vetëm që t’i kenë ato gjithmonë me vete, por të vendosin praktikisht gjithçka në to: nga shamia deri te çelësat e shtëpisë, furçën e dhëmbëve, shishen e ujit dhe agjendën.
Sipas hulumtimeve të publikuara në Daily Mail, pesha mesatare e një çante është gati 2.5 kilogramë.
Çanta më e vogël
Çanta më e vogël mendojmë në botë është ajo që këngëtarja amerikane Lizzo në eventin e ndarjes së çmimeve American Music Awards theu një rekord.
Aksesori i vogël, disa centimetra dhe me ngjyrë të bardhë nga Valentino, nuk kaloi edhe aq me indiferencë, duke katalizuar vëmendjen e fotografëve që erdhën në tapetin e kuq për ta fiksuar atë.
Çanta më e famshme
Është ajo e Mary Poppins, e sjellë në ekranin e madh për herë të parë në vitin 1964. Ishte një çantë e madhe magjike, e aftë të mbajë çdo objekt: tabela, bimë, lodra, pa kufij kapaciteti.
Çanta ekologjike
Produkte eko-miqësore janë lufta më e madhe që po bëhet sot në industritë më të mëdha të botës. Edhe ajo e çantave nuk është e përjashtuar nga kjo prirje!
Ka ardhur koha t’i themi lamtumirë çantave prej lëkure ose materialeve të tjera që rrjedhin nga proceset kimike për të filluar me përdorimin e çantave me një lëndë e parë të gjelbër 100% e bërë me fibrat e ananasit.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ta ndalosh fiksimin e asaj se çfarë mendojnë të tjerët për ty
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?
Imperativi gjithmonë ka sukses: Dama, ja se si ta pengoni tradhtinë
Shtatë mënyra për t’u dukur e bukur pa grim
Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare