LAJMI I FUNDIT:

Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Fitorja e Atalantës ndaj Torinos me rezultat 3-0, do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, pasi fituesi i Ligës së Evropës do të përfundojë të paktën në top katërshen e Serie A.

Fitorja e Atalantës në Ligën e Evropës në fillim të kësaj jave i kishte dhënë Italisë shpresë se gjashtë klube të Serie A do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, për ta arritur këtë, La Dea duhet të kishte përfunduar jashtë katërshes së parë në Serie A, por një fitore 3-0 ndaj Torinos të dielën do të thotë se ata kanë siguruar një përfundim në vendin e katërt këtë sezon, me një pikë më shumë se Bologna.


Ngritja e Ligës së Evropës jep një vend shtesë në Ligën e Kampionëve vetëm nëse fituesi nuk kualifikohet për garë përmes ligës vendore, këtë rast Serie A.

Me Atalantën që përfundon në vendin e katërt, trofeu i tyre në Ligën e Evropës nuk sjell një vend shtesë në Ligën e Kampionëve për Serinë A.

Italianët mund të kenë dhjetë klube në Evropë dhe këtë gjë e kanë në dorë ta vendosin vetë
Lexo po ashtu Italianët mund të kenë dhjetë klube në Evropë dhe këtë gjë e kanë në dorë ta vendosin vetë

Nga ana tjetër, Bologna u kualifikua në garën elitare të Evropës duke u renditur e pesta dhe duke shfrytëzuar vendin shtesë të Italisë nga renditja e koeficientit të UEFA-s.

Atalanta ka ende një ndeshje , të cilën do ta luajë kundër Fiorentinës javën e ardhshme. Një fitore do t’i lejonte ata të përfundonin të tretën, duke tejkaluar Juventusin.

Roma takohet sonte me Empolin në “Castellani”, por nuk mund të arrijnë Bologna duke qenë pesë pikë prapa. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori